Rama takohet me Merkel

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama është takuar këtë të hënë me kancelaren gjermane Angela Merkel. Kreu i qeverisë shpërndau në rrjetet sociale momentin e takimit me Merkel.

Rama u nis një ditë më parë drejt Gjermanisë. Takimi vjen para Konferencës së Donatorëve që pritet të mbahet në Bruksel më 17 Shkurt.

Ashtu siç ka paralajmëruar vetë pritet që në Berlin, kreu i qeverisë të ketë në fokus programin e rindërtimit, pas tërmetit të 26 Nëntorit. /tvklan.al

Recommended