Zgjerohen shkollat e Tiranës/ Shkolla ‘1 qershori’ në Kombinat hapi dyert për nxënësit

  • 3 years ago
Shkolla 9-vjeçare ?1 Qershori? në Kombinat hapi sot dyert për nxënësit, e rikonstruktuar dhe me kapacitete të dyfishuara. Nga mjediset e reja të shkollës, kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj uroi nxënësit dhe mësuesit për vitin e ri mësimor, si dhe i këshilloi për respektim të masave të protokollit të higjienës.


?Lipset që këtë vit të jemi edhe më vigjilentë, edhe më të përgatitur. Jam i lumtur dhe krenar për stafin, që punoi gjatë gjithë verës për të rikonstruktuar një shkollë tjetër me kushte dinjitoze. Kemi hapur një numër rekord shkollash të reja këtë vit: në Lalm, Vaqarr, Sharrë dhe Allgjatë. Për shkollën në Pezë-Helmës, e cila u dëmtua nga tërmeti, e gjetëm menjëherë zgjidhjen, morëm në përdorim shkollën private ?Vëllezërit Kajtazi? për t?i transferuar fëmijët aty, ndërkohë dje hapëm shkollën ?Jeronim de Rada? dhe sot u themi mirë se vini nxënësve në shkollën ?1 Qershori?.?

Veliaj kërkoi bashkëpunimin e prindërve dhe u bëri thirrje që të besojnë vetëm profesionistët dhe jo teoritë e konspiracionit. Duke u ndalur tek fillimi i vitit të ri

? Dëgjoja dje këta që mallkonin shkollën ?Jeronim De Rada?, kur shoh se mësuesja që po ankohej ishte motra e ish-ministres së PD, Mirela Karabinës. Thashë, dakord, ankohu, ke të drejtë të ankohesh, por kam një pyetje: Motrën e kishe ministre, shefin e motrës e kishe kryetar bashkie, më thuaj një shkollë që bëre, pastaj ankohu! Jo, po unë jam sëmurë, pse s?më ftuan në takim? Po, pikërisht se je sëmurë me Covid, siç isha edhe vetë, nuk vajta as unë në Bashki, kurse ti si zyshë e sëmurë, të shkuara, prit të shërohesh dhe më pas do ftohesh! Se tani, këtej thonë kujdesuni për shëndetin, këtej thonë pse s?na ftuat me ambasadorin? Kur ti zbulon pastaj se është motra e ish-ministres së PD, thua: Mirë nuk na jepni një dorë, mirë nuk bëni asnjë punë, të paktën lini të tjerët të punojnë?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ErionVeliaj#School#TopChannel

Recommended