Top News - Zgjedhjet e ardhshme/ Dibër, socialistët nisin fushatën

  • 3 years ago
Drejtuesja politike për Qarkun Dibër njëkohësisht edhe Ministre e Mbrojtjes Olta Xhaçka ka zhvilluar takime me asambletë e 4 bashkive të qarkut, Dibër, Mat, Bulqizë dhe Klos.

Në këto bashki të qarkut Dibër, u diskutua me të zgjedhurit dhe strukturat lokale të PS-së, si dhe rreth masave organizative dhe parapërgatitore për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.
Drejtuesja politike Olta Xhaçka theksoi se në këto 8 vite qeverisje, shumica e shqiptarëve besoi tek PS si forca e vetme politike që ndërton shtet dhe garanton plotësimin e aspiratës për integrim europian.
?Gjithsesi, kjo nuk duhet të vetëkënaqë asnjë socialist duke lënë pas dore organizmin dhe përmirësimin e strukturave të PS?, theksoi Xhaçka.

?Serioziteti, ndershmëria, profesionalizmi, korrektësia dhe puna janë garancia më e mirë për një mandat të tretë qeverisës të PS dhe thellim të rezultatit të saj në katër bashkitë e qarkut?, u shpreh Xhaçka, teksa nënvizoi se puna e çdo socialisti në këtë fushatë është një gur themeli për reformat e mëdha dhe projektet transformuese gjatë mandatit të tretë qeverisës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Dibër#Zgjdhjet#TopChannel

Recommended