Ora News vjen me supriza, nga java e ardhshme nisin "Tempora" dhe "Late Night Show"

  • 5 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
#oranews

Janari vjen me surpriza në Ora News, ku do të startojnë dy programe të reja.

Duke filluar nga java e ardhshme do të nisë rrugëtimin emisioni "Tempora" nga Sonila Meço dhe "Late Night Show" nga Kastro Zizo.

"Tempora" do t'ju mbaj mbërthyer çdo të martë në 21:00, ndërsa "Late Night Show" të premteve në orën 22:30.

Të ftuar në studion e lajmeve të Ora News me drejtoren e Informacionit Beti Njuma, Meço dhe Zizo zbuluan disa nga suprizat për publikun.

Sonila Meço: "Tempora" në latinisht është shumësi i kohës, kohët. Nëntitull i programit është kohët që jetojmë. Ideja është ti bëjmë një prerje tërthore këtij realiteti duke nxjerrë shumë nga virtualiteti.Ushqehemi përditë nga një masë e madhe informacioni që kalon përmes virtualitetit dhe kemi humbur kontaktin tonë me realitetin dhe Shqipërinë në terësi. Jemi mbledhur të tërë në Tiranë, të tërë me të njëjtët probleme, qarkullon i njëjti lloj informacioni.

Të ftuarit do të jenë të ftuar.Do të jenë disa panele, jo një panel i vetëm siç jemi mësuar të shohim në programet e debatit. Jeta e aktualitetit, politike, ekonomike, sociale, nyjet kryesore që i lidhin, kultura, do të ketë dhe show nëpër të. Është një e martë në mbrëmje në të cilën ti ulesh dhe çfarë ndodh në këtë vend praktikisht do ta dëgjosh, do ta shohësh. Është një gërshetim mes gazetarisë me elementë show, për të mbërritur tek publiku më shkrifët për ta lejuar të fantazojë dhe të ëndërrojë pak.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ora-news-vjen-me-supriza-nga-java-e-ardhshme-nisin-tempora-dhe-late-night-show

Recommended