Top News - Vjen mburoja luksoze/ Louis Vuitton kundër pandemisë

  • 4 years ago
Në një kohë kur fundi i pandemisë së koronavirusit nuk shihet ende në horizont, duket sikur masat mbrojtëse për fytyrën do të jenë mes nesh për një kohë të gjatë. Si pasojë, përse të mos jenë me stil.


Përgjatë pandemisë, stilistët kanë prezantuar maskat e tyre mbrojtëse, versione luksoze përfshijnë maskën popullore 95 dollarëshe Arrow të Off white dhe atë të Burberryt, prej pambuku, që kushton 115 dollarë. Tani, Louiss Vuitton po hedh një hap më tej. Po publikon një mburojë luksoze fytyre që është stiluar për të qenë moderne dhe mbrojtëse- thotë shtëpia franceze e modës në një deklaratë.

Mburoja e Louis Vuitton, bëhet nga e kthjellët në të errët, nën rrezet e diellit duke mbrojtur mbajtësit edhe nga dielli. Ajo po ashtu ka dekorime të arta të vulosura me markën Louis Vuitton dhe një fashë elastike që e fikson në kokë.

Çmimi nuk është njoftuar ende, por duke patur parasysh markën luksoze, nuk ka gjasa të jetë e lirë. Produktet e tjera për kokën, të Louis Vuitton, përfshirë kapelat dhe syzet e diellit, shiten për qindra dollarë. Mburoja e fytyrës do të shitet online dhe në dyqanet e Louis Vuitton, duke filluar nga 30 tetori.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#LouissVuitton#Maska#TopChannel