Abuzimi me 13-vjeçaren, sociologu: Shoqëria është më individualiste, fryma e solidaritetit po zbehet

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews



Abuzimi seksual me të miturën në Pogradec që tronditi opinionin publik shihet nga sociologët si një problem që vjen nga mungesa e reagimit të komunitetit.

Sociologu Edmond Dragoti në një intervistë për Ora News tha se komuniteti ka lëvizur nga kuadri i solidaritetit dhe i ndihmës.

Ai shprehet se me zhvillimet teknologjike dhe lëvizjet jashtë vendit e kanë çuar shoqërinë shqiptare drejt individualizmit.

Dragoti: Shoqëria e sotme ka thuajse 30 vite që ka lëvizur nga komuniteti solid dhe ndihmues drejt një jete më individuale dhe drejt një ideologjie individuale. Secili mendon për veten dhe të investojë në jetën e vetë. Mendoj se kjo është tendenca e kohës dhe do vijojë të jetë kështu nëse vijon dhe zhvillimi si në botën perëndimore. Ne që u përpoqëm shumë që të ruanim ideologjinë e familjes, po vëmë re që këto grupet e vogla shoqërore po zbehen vazhdimisht. Kjo për shkak të zhvillimit të teknologjisë së informacionit dhe lëvizja e madhe e popullsisë. Këto elementë bëjnë që komuniteti ynë të jetë fleksibël por jo solidar në reagimet e tij.

Për rastin e abuzimit me të miturën në Pogradec, Dragoti thotë se problem është mungesa e ndjeshmërisë së komunitetit si dhe të institucioneve ndihmuese për këto raste.

Gjithashtu Dragoti u shpreh se mungesa e këtyre institucioneve është më evidente në zonat e thella ku nuk ka një organizim të mirëfilltë.

Dragoti: Komuniteti duhet të ishte treguar më i ndjeshëm në momentin që familja nuk ishte në gjendje që të kujdesej për fëmijën e tyre. Mungesa e institucioneve ndihmuese për këto raste në zonat e thella apo në fshat e bën të vështirë vëmendjen e shoqërisë. Për më tepër që fshati nuk është shumë i organizuar ekonomikisht dhe institucionalisht për të reaguar. Shoqëria shqiptare ka qenë kaotike pas viteve 90. Ajo fillonte që me mungesën e institucioneve. Ne kemi programe të caktuara që ndërhyjnë në komunitet por kryesisht në zonat urbane, ne kemi punonjësin social. Në fshat mendoj se nuk ka struktura të tilla por kemi programe vullnetare. Në momentet që jemi tani është e rëndësishme që vajza të trajtohet nga specialistët e problemeve sociale dhe psikologjike. Duhet të reagojnë grupe të ndryshme shoqata shoqërore për të krijuar një ambient mbështetës.

Për sociologun, një aspekt pozitiv i kësaj ngjarje është identifikimi i rastit dhe arrestimi i autorit. Sipas Dragotit, roli i medias në publikimin e këtyre rasteve është thelbësor.



Për më shumë lexoni në: https://www.oranews.tv/abuzimi-me-13-vjecaren-sociologu-shoqeria-eshte-me-individualiste-fryma-e-solidaritetit-po-zbehet/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për...

Recommended