Abuzimi me 34-vjeçaren me aftësi të kufizuara/Vëllai kërkon ndihmë: Të strehohet në qendër sociale
  • 4 years ago
Një vajzë 34-vjeçare me aftësi të ndryshme është abuzuar seksualisht nga fqinji i saj, i cili u vu në pranga pas denoncimit të vëllait.

Familja jeton në kushte të vështira në një fshat të Lushnjes.

I vëllai rrëfen momentet e vështira kur mësoi për abuzimin dhe shtatzëninë e së motrës.

"Gjatë karantinës po merresha me rregullimin e shtëpisë...Më shtynë dy vetë që më thanë shihe byrazeren dhe mora një test dhe rezultoi shtatzënë", tha ai.

Paraditen e së martës ajo u transportua në spital, pasi nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

I vëllai kërkon ndihmë nga shteti për të strehuar 34-vjeçaren në një qendër përkujdesje sociale. Ajo ndodhet në muajin e 8-të të shtatzënisë.

"S'kam ku ta mbaj motrën në këto kushte. Kërkoj që shteti ta marrë e ta strehojë derisa të lindë", tha ai.

Edhe fqinjët e familjes shprehen të tronditur nga ngjarja ndërsa dënojnë aktin e 54-vjecarit që u arrestua për përdhunimin.

"E dënojmë këtë veprim. Ajo është e sëmurë dhe nuk ka shkuar kurrë në shkollë", tha një banor i zonës.
54-vjecari Edi Bushi u arrestua dy ditë më parë, pasi ka dyshime se është ai personi që ka abuzuar seksualisht me vajzën me probleme të shëndetit mendor e fizik.
Recommended