Top News - Kina për Tik Tok/ Nuk ia shesim amerikanëve

  • 3 years ago
Pekini nuk e pranon një shitje të detyruar të operacioneve të TikTokut në SHBA nga pronari kinez, ByteDance dhe thotë se më mirë do të preferonte që aplikacioni për video të mbyllej në Shtetet e Bashkuara. Tre burime pranë Reuters pohuan se Kina e kundërshton shitjen. Mësohet se ByteDance ka qenë në bisedime t?ia shitur biznesin disa blerësve të mundshëm që përfshijnë Microsoft dhe Oracle. Zyrtarët kineze besojnë se kjo do ta bëjë vendin të duket I dobët përballë presioneve të Ëashingtonit në sytë e shtetasve të tij. Presidenti amerikan Donald Trump i ka lënë afat ByteDance mesin e shtatorit për vulosjen e një ujdie. Vetë ByteDance thotë se qeveria kineze nuk i kishte sugjeruar kurrë që ajo të mbyllë TikTokun në SHBA apo në ndonjë treg tjetër. Dy burime thanë se Kina ishte e gatshme të përdorte ndryshimet që bëri në një listë të eksporteve të teknologjisë në 28 gusht për të vonuar çdo marrëveshje të arritur nga ByteDance, nëse do të duhej. Ajo mendohet se mund të marrë dhe veprime ligjore për të parandaluar shitjen e TikTokut bizneseve amerikane.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kina#TikTok#TopChannel

Recommended