Top News - Dënohet me burg/ Preu dorën për paratë e sigurimeve

  • 3 years ago
Julija Adlesic pretendon se ishte një aksident, por një gjykate ne Ljubjane te Sllovenise vendosi se ajo e kishte prerë qëllimisht dorën e saj të majtë për të përfituar mbi 1 milionë euro nga sigurimet. 22 vjecarja thuhet të ketë rënë dakort me të dashurin e saj që ta prisnin dorën duke filluar mbi pjesën e kycit. Hetuesit zbuluan se vetëm një vit më parë, të dy ata kishin firmosur kontrata me pesë kompani sigurimesh, e kjo e bënte shumë të dyshimtë aksidentin e pretenduar të vajzës, që mund të kishte pasur fare mirë një karrierë në modeling. I dashuri i saj u dënua me tre vjet heqje lirie, ndërsa I ati me një vit burg. Vetë Julija do të qëndrojë dy vjet prapa hekurave. Në spital tha se ishte lënduar duke prerë dru. Por ndërkohë, prokurorët provuan përpara gjykatës se disa ditë përpara ngjarjes, partneri i 22 vjecares kishte kërkuar në internet informacione sesi funksiononin protezat e dorës. Autoritetet thanë se treshja e kishte lënë dorën atje me qëllimin që dëmtimi të ishte i përhershëm megjithate policia e rikuperoi ne kohe dhe tani, i është ringjitur.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#JulijaAdlesic#TopChannel

Recommended