“Fatlum” si Gjelishti, 3 nga 5 tenderat e Postës Shqiptare pjesmarrësit nuk paraqitën ofertë

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Kompania Image & Communication në pronësi të Igli Gjelishtit rezulton të ketë nënshkruar pesë marrëveshje me Postën Shqiptare në tre prej të cilave subjektet pjesmarrëse në garë nuk kanë paraqitur ofertë. Në totalin prej 28.6 milionë lekëve, tenderi me vlerë më të madhe është ai për blerjen e sistemit të dixhitalizuar i fituar me vlerën e ofertuar prej 18.7 milionë lekësh. Kjo kompani është akuzuar nga PD se fondet e përfituara ja kalon botuesit Carlo Bollinos.

Pas Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informcaionit, Posta Shqiptare rezulton të jetë kontraktori më i madh i kompanisë Image & Communication Development në pronësi të Igli Gjelishtit.

Ky subjekt u soll në vëmendje të opinionit publik pas akuzave nga PD se fondet e marra nga buxheti i shtetit përmes tenderave ja kalonte botuesit Carlo Bollino.

Sipas të dhënave të APP Image & Communication Development rezulton të ketë nënshkruar 5 marrëveshje vetëm me Postën Shqiptare nga janari i vitit 2015 e deri në maj të këtij viti me një vlerë të ofertuar prej 28.6 milionë lekë.

Vlerën më të lartë e ka tenderi me objekt ?Blerje Sistem i dixhitalizuar radhe për klientët dhe përmirësimin e imazhit jashtë të zyrave qendër filial? të cilin kompania e Gjelishtit në bashkëpunim me një tjetër subjekt e ka fituar me vlerën e 18.7 milionë lekëve.

Në buletinin e datës 27 maj 2019 bëhet e ditur se pjesmarrëse kanë qenë katër kompani, tre prej të cilave nuk kanë paraqitur fare ofertë dhe automatikisht fituese është shpallur Image & Communication Development & Mellon Albania.

Në fakt, pjesëmarrja në garë por jo paraqitja e një oferte ekonomike rezulton të jetë procedurë e ndjekur në 3 kontrata ndërsa në një tjetër rast pjesëmarrës ka qenë vetëm kompania e Gjelishtit.

Megjithatë nuk mungojnë as rastet kur procedurat janë shoqëruar me ankesa dhe bëhet fjalë pikërisht për tenderin me objekt ?Për platformën elektronik për dërgimin e SMS-ve?.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/fatlum-si-gjelishti-3-nga-5-tenderat-e-postes-shqiptare-pjesmarresit-nuk-paraqiten-oferte/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended