Top News - Hija e covid 19/ Austria forcon sërish masat

  • 3 years ago
Austria ka fuqizuar masat kundër pandemisë, pas rritjes së numrit të të infektuarve me koronavirusin e ri që e shkakton sëmundjen COVID-19.Kancelari austriak, Sebastian Kurz, tha se duke nisur nga data 14 shtator, mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme në të gjitha dyqanet dhe ndërtesat publike. Sipas rregullave të reja, maskat e fytyrës do të jenë të detyrueshme në korridoret e shkollës, por jo në klasa. Mbajtja e maskave deri më tani ka qenë e detyrueshme në transportin publik dhe në dyqanet "thelbësore", të tilla si supermarketet dhe zyra postare.Kurz gjithashtu njoftoi rregulla të reja për tubimet publike.Ngjarjet pa ulëse të caktuara, përfshirë tubimet private, tani do të kufizohen në 50 persona brenda dhe 100 jashtë.Për organizimet me spektatorë do të lejohet tubimi i 1.500 personave brenda dhe 3.000 jashtë."Situata po bëhet sërish serioze. Shifrat kanë vazhduar të rriten javët e fundit", tha kancelari Kurz, në një konference për media.Deri më tani, Austria ka raportuar pothuajse 32.000 raste me koronavirus dhe 750 vdekje, raporton BBC.
Pamjet: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Austria#TopChannel

Recommended