Ora News - Pa tampon e prenotim online, dhjetra emigrantë kthehen në Kapshticë: S’i dinim rregullat

  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews

Radhët dhe kaosi mbizotëruan për disa orë në pikën kufitare të Kapshticës mëngjesin e së premtes për shkak të fluksit të lartë të emigrantëve që kërkuan të kalojnë drejt Greqisë. Disa dhjetra u kthyen në kufi, pasi u paraqitën pa testin kundër koronavirusit dhe prenotimin online që janë kushte kryesore për të lëvizur.

Edhe pse rregullat e lëvizjes drejt Greqisë janë në fuqi prej muajsh, në pikat kufitare ende paraqiten qytetarë që thonë se nuk kanë dijeni për dokumentacionin.

Ka edhe pre atyre që në mungesë të informacioneve zyrtare, u kanë besuar fjalëve të taksistëve që për të kaluar kufirin u mjafton fakti që janë rezidentë në vendin fqinj.

Por të gjithë u kthyen pas për të kryer tamponin për koronavirus dhe aplikimin online për kalimin e kufirit.

Dita nisi e tensionuar në Kapshticë. Të bllokuarit prej të enjtes dhe fluksi i shtuar i së premtes krijuan radhë dhe kaos në anën shqiptare.

Numri prej 300 udhëtarësh që lejohen të kalojnë në ditë u plotësua rreth orës 10: 30 dhe më pas pala greke pezulloi punën.

?Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme?.

Në këtë situatë,rreth 100 persona mbeten të bllokuar në tokën neutrale dhe të tjerë në anën shqiptare të kufirit.

Një pjesë thonë se do të kthehen sërish në shtëpi, ndërsa të tjerë do ta kalojnë natën aty për të qenë të shtunën ndër të parët që do të kalojnë kufirin drejt Greqisë.

Greqia mban në fuqi një regjim të kufizuar të lëvizjes me Shqipërinë, ku në ditë 300 persona kalojnë nga Kapshtica dhe 750 nga Kakavija.

Testi negative për koronavirus dhe prenotimi online janë të detyrueshëm për të kaluar kufirin që është i hapur vetëm për disa kategori.




Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/fluks-ne-kapshtice-ne-pritje-te-plotesimit-te-kuotes-prej-300-udhetaresh/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv

Recommended