Top News - Vendim i qeverisë/ Kazinot në qendër të Tiranës

  • 3 years ago
Qeveria ka miratuar dy vendime të lidhura me lojërat e fatit që sinjalizojnë mundësinë për rritje të numrit të kazinove, pasi tashmë është hequr kushti që ambientet për të marrë licensën e një kazinoje duhet të ishin në një hotel me 5 yje.
Në vendimin e qeverisë përcaktohen koordinatat se ku lejohet aktiviteti kazino brenda kryeqytetit dhe që saktësisht është zemra e qendrës së Tiranës. Konkretisht zona ku lejohet aktiviteti për kazinot përfshin pjesën nga 15 katëshi tek unaza tek parku Rinia, tek rruga Xhorxh Bush që është në Unazë, në rrugën ku ndodhet edhe selia e Partisë Demokratike.
Vendimi i dytë përcakton kriteret për garën për dhënien e një licence, ku ajo që bie në sy në këto kritere është heqja e kriterit të hotelit me 5 yje.
Tani licenca e një kazinoje kushton 1 miliardë lekë për vetëm një sallë lojë dhe kjo shumë duhet të shlyhet në mënyrë të barabartë çdo vit përgjatë gjithë periudhës së licencës(10 vjet çka do të thotë 100 milionë lekë çdo vit). Subjektet duhet që të kenë një kapital 1.2 miliardë lekë ndërkohë që vendimi i qeverisë përcakton sesi do të veprohet me shpalljen e garës.
Subjektet për t?u licencuar në kategorinë kazino duhet që të plotësojnë një listë të gjatë dokumentesh ku ndër të tjera të tregojnë burimin e të ardhurave, të kenë në objekt të aktivitetit të tyre lojërat e fatit, të jenë transparentë në rastin e aksionareve kur janë më shumë se një dhe në rast të transferimit të licencës duhet të njoftojnë autoritetin kontraktor.
Sipas ligjit këto subjekte duhet që të kenë të implementuar sistemin e tyre të monitorimit online që lidhet me sistemin online të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare ndërkohë që çdo subjekt kazino duhet të ketë të regjistruar lojtarët dhe të ruajë të dhënat për një periudhë 3-vjeçare.
Kujtojmë se në vitin 2018 qeveria mbylli aktivitetin për bastet sportive dhe kazinotë elektronike duke lejuar vetëm aktivitetin e kazinos në qendër të Tiranës, bingot tradicionale dhe Lotarinë Kombëtare.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kazinot#Tirane#TopChannel

Recommended