Çermë/ Prej vitesh problem, prindërit kundër klasave kolektive

  • 3 years ago
Një përfaqësi e prindërve të nxënësve të shkollës 9-vjeçare ?Xhevdet Arapi? në Çermë-Proshk të bashkisë Divjakë kanë kundërshtuar sot vendimin e marrë nga drejtuesit e shkollës për zhvillimin e mësimit në klasa kolektive.


Sipas tyre ky është një problem që ka vite që vazhdon të jetë shqetësues dhe nuk po merr një zgjidhje.

Prindërit nuk janë dakort që një fëmijë i klasës së 1-rë të mësoj në një ambient me një fëmijë të klasës së 3-të apo një i klasës së 2-të më një të klasës së 4-t. Jo vetëm për shkak të nivelit të moshës por edhe për ruajtjen e distancimit dhe mos grumbullimit për shkak të Covid-19.

Prindërit gjithashtu thonë se numri i ulët i nxënësve ka ardhur si pasojë e regjistrimit në dy shkolla të tjera të nxënësve të kësaj shkolle në kundërshtim me ligjin duke i mbipopulluar këto shkolla.

Numri i ulët i nxënësve që kanë mbetur në këtë shkollë ka bërë që të largohen dy mësues dhe klasat të përshtaten në klasa të bashkuara. Për drejtorin e shkollës gjithçka është në përputhje me ligjin e nxjerrë nga Ministria e Arsimit i datës 12.09.2018,ndërsa për numrin e ulët të nxënësve, drejtori Xhevair Sufja e lidh me largimin në emigracion të familjeve të zonës.

Por bashkimi i klasave në klasa kolektive jashtë kamerës kundërshtohet dhe nga mësuesit . Ai që merr guximin dhe flet para kamerave duke kundërshtuar drejtorin është roja i shkollës .

Aktualisht shkolla 9-vjeçare ?Xhevdet Arapi? ka 90 nxënës dhe 10 mësues.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Çermë#Divjake#TopChannel

Recommended