Festivali i Kinemasë shqiptare në Romë mes rregullave anti-covid e titujve të harruar të autorëv

  • 4 years ago
#tvora #rtvoranews
Nisi në Romë edicioni i dytë i Festivalit të Kinemasë shqiptare. Në zemër të kryeqytetit italian, në ?Shtëpinë e kinemasë?, e në sheshin që mban emrin e një prej aktoreve më përfaqësuese të këtij qyteti, Anna Magnani, u mbajt nata e parë e këtij Festivali.

Një sallë kinemaje e projektuar në natyrë me karrige të pozicionuara të paktën 1 metër nga njëri-tjetri, të gjithë me maska në fytyrë, stjuardesë që masnin temperaturën e trupit të çdo spektatori, e lidhje virtuale nga Tirana me kritikë, ekspertë e autorë, nuk ia hoqën romanticizmin mbrëmjes romane që u bë dritarja e një kinemaje të harruar shqiptare.

?100% e ?Qeshim se nuk mund të qajmë. Pse Kështu?, qenë ndër titujt më të goditur të kësaj nate të parë.

Filmi ?100%? me metrazh të shkurtër i regjisorëve Artan Minarolli e Petrit Ruka i realizuar më 1993, në ato vite post diktature ku askush nuk mendonte të bënte filma, solli përmes ironisë e komicitetit të personazheve, realitetin e ?demokracisë popullore? në dikaturën komuniste në një ditë votimi ku as vdekja nuk mund të vinte në diskutim fitoren 100% të Partisë së Punës.

Në një lidhje nga Tirana regjisori Petrit Ruka rrëfeu se ?ishte hera e parë që po xhirohej një film në lirinë e plotë të mendimit, dy vjet pas shëmbjes së diktaturës kur Kinostudio ?Shqipëria e re?, një mjet i propagandës së pushtetit ishte ende një ndërmarje shtetërore.

?Filmi , tha ai, është realizuar me një shirit të cilësisë mjaft të keqe, mjaft i ndjeshëm ndaj dritës e marrë nga Gjermania Lindore në shkëmbim të frutave e perimeve?.

Një rast unik ishte shfaqja e filmit të shkurtër ? Qeshim sepse nuk mund të qajmë. Pse kështu? realizuar më 1956 i një prej regjisorëve pionierë të kinemasë shqiptare e asistent regjisorit të filmit të parë Skëndërberu (1953) Viktor Stratobërdha.

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/festivali-i-kinemase-shqiptare-ne-rome-mes-rregullave-anti-covid-e-titujve-te-harruar-te-autoreve-shqiptare/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv