Shkollat e reja në Tiranë, dy janë në ndërtim në zonën e njësisë 11

  • 3 years ago
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoi punimet për ndërtimin e dy shkollave në Kodër Kamzë, asaj 9 vjeçare ?Nënë Tereza dhe shkollën e mesme ?John F. Kennedy?, të cilat do të presin dy mijë nxënës.


?Sot është një ditë e shkëlqyer për Njësinë 11, e cila është zmadhuar me ritme më të shpejta se e gjithë Tirana. Ka dy mënyra sesi mund ta shohim të ardhmen e të rinjve dhe investimin për ta: Njëra është të hapim nga një birrë në vit në Jalë dhe të themi sa shumë na dhemb për rininë; kurse, mënyra tjetër, që është mënyra jonë, duket pak më e mundimshme, por ka më shumë duk: të investojmë në shkolla si këto, që duken si jashtë shtetit, me të gjitha kushtet?.

Kryebashkiaku Veliaj shtoi se ky investim, u shkurton fëmijëve të zonës, shpenzimet dhe kohën për të shkuar në shkolla të tjera të cilat janë larg.

?Këtu kemi krijuar një shtëpi për qytetarë të mirë, jo vetëm të Kodër-Kamzës, Institutit dhe Laprakës, por të të gjithë Tiranës. Me cilësinë e punimeve që po bëjmë këtu, besoj se nuk ka asnjë arsye të torturojmë fëmijët me autobusë lart e poshtë, për të shkuar në një shkollë më afër qendrës, sepse falë portalit do të kemi një mundësi fantastike që mësuesit më të mirë do të vijnë te shkolla e re.

Shkolla 9-vjeçare ?Nënë Tereza? dhe shkolla e mesme ?John F. Kennedy?, janë pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Tirane#Shkollat#TopChannel

Recommended