Top News - Vendimi i arbitrazhit/ Tiranë-Elbasan, MIE jep detaje

  • 3 years ago
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka reaguar përmes një deklarate për të sqaruar pse kompania greke e hodhi në gjyq shtetin shqiptar për autostradën Tiranë-Elbasan.
Sipas saj, shkeljet që kanë shqetësuar edhe kompaninë greke kanë ndodhur në kohën kur kjo ministri drejtohej nga LSI. Në deklaratë thuhet se qeveria Rama vuri pas hekurave përgjegjësit pranë ARRSH-së për shpërdorimin.

Sipas deklaratës për shtyp të Ministrisë së Infrastrukturës, Kontrata për ndërtimin e rrugës Tiranë-Elbasan është lidhur në vitin 2012, kur në qeveri ishte Partia Demokratike, e cila sot sulmon duke harruar se e nënshkroi këtë kontratë pa studim gjeologjik dhe me dhjetëra ndryshime sipas kërkesave të kontraktorit dhe sigurisht me ndihmën e zyrtarëve të korruptuar, këtë kontrate e ka iniciuar shtrembër që në gjenezë, pikërisht Partia Demokratike.

Abuzimet me kontratat e rrugës Tiranë ? Elbasan, u bënë të njohura për publikun në fillim të vitit 2018, kur pas denoncimit të kryer nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, organet e drejtësisë arrestuan tre zyrtare të lartë të lartë të ministrisë dhe autoritetit rrugor shqiptar ? sqaron ministria.
Në deklaratën e saj për shtyp ministria e infrastrukturës dhe energjisë jep detaje të plota për arbitrazhin.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë në deklaratën e saj për mediat thotë se ka vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm për të zbardhur këtë çështje, si dhe ka qenë e gatshme për të bashkëpunuar me drejtësinë, për të vënë përpara përgjegjësisë ligjore, autorët e kësaj çështjeje.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ARRSH#MinistriaeInfrastrukturës#TopChannel

Recommended