Top News - Policia, ‘reprezalje’ në rrugë/ me dronë dhe radarë

  • 3 years ago
E diela me diell ka bërë që shqiptarët t?i drejtohen zonave bregdetare, duke shtuar fluksin e automjeteve në akset rrugore nacionale. Pwrmes njw njoftimi për mediat, Policia bën me dije se pavarësisht fluksit, deri tani nuk ka pengesa apo bllokim të lëvizjes në akset rrugore nacionale.
Ndërkohë gjatë 24 orëve të fundit janë pezulluar 66 leje drejtimi, 19 drejtues mjetesh të arrestuar dhe 1543 masa administrative.
Si rezultat i kontrolleve me radar janë konstatuar dhe iu është pezulluar leja e drejtimit 39 drejtuesve të mjeteve që drejtonin mjetet me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionin nga 40 deri në 80 km/h mbi normën e lejuar. Nga kontrollet me drager në të gjithë vendin janë pezulluar 27 leje drejtimi, për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.
Janë arrestuar në kushtet e flagrancës, për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 10 drejtues mjetesh, ndërsa 9 të tjerë janë arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
Janë vendosur 324 masa administrative për parakalime të gabuara dhe 19 për mosrespektim të sinjalistikës rrugore dhe manovra të rrezikshme në rrugë dhe 7 masa maksimale me vlerë 30 mijë lekë të reja, pasi drejtuesit e mjeteve ishin shtetas të huaj.
156 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit, 184 për përdorim të celularit, 79 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse, 456 masa për parkime të gabuara, 18 masa për shkelje të semaforit, 99 masa për mosdhënie përparësie këmbësorëve dhe 211 për shkelje të tjera të kodit rrugor. Janë bllokuar 11 automjete, pasi rezultoi se drejtuesit e tyre kishin të pashlyera më shumë se 5 masa administrative.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Drone#TopChannel

Recommended