Top News - Hoti: Marrëveshja, vetëm kur mbyllet me njohje

  • 3 years ago
Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti tha se të hënën në Bruksel do të takojnë palën serbe për të diskutuar mbi marrëveshjen përfundimtare për njohje reciproke dhe normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë.


Takimi në Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë vjen pas përballjes që palët patën në Shtëpinë e Bardhë në Uashington, më 4 shtator, ku u nënshkrua marrëveshja për normalizimin ekonomik mes dy shteteve.?Marrëveshja arrihet vetëm atëherë kur përmbyllet me njohje reciproke.

Nuk do të ketë marrëveshje të ndërmjetme, te pjesshme apo kreative që nuk e zgjidh problemin përgjithmonë. Do të ketë vetëm marrëveshje përfundimtare për njohje reciproke, që është sistematike dhe ku përfshihen të gjitha çështjet që duhet të zgjidhen mes të dy vendeve të pavarura duke u bazuar në konventat, standardet dhe praktikën ndërkombëtare të rregullimit të marrëdhënieve në mes të dy vendeve të pavarura?, ka shkruar ai në Facebook.

Ndërkohë, kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, pjesë e koalicionit qeverisës, ka kërkuar nga Bashkimi Evropian angazhim për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga pesë shtetet evropiane si dhe përmbushjen e premtimit për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.?Lutjet tona po ashtu shkojnë drejt Papa Françeskut, me shpresën që shpejt edhe Selia e Shenjtë do ta njohë Kosovën tonë si shtet të pavarur e sovran. Vetëm të bashkuar, me besim e mirëkuptim, mund t?ia dalim?, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#AvdullahHoti#Marreveshja#TopChannel

Recommended