Top News - Liqeni I Ujmanit/ Si do ta përdorin të dy vendet

  • 4 years ago
Liqeni i Ujmanit, më i madhi në Kosovë, shtrihet në veri-perëndim të vendit, konkretisht në Komunën e Zubin Potokut, komunë kjo e banuar me shumicë serbe. Ai ka një sipërfaqe prej 11.9 kilometra katrorë (nga të cilat 9.2 kilometra katrorë në territorin e Kosovës dhe 2.7 kilometra në territorin e Serbisë) dhe 370 milionë kub ujë. Hidrocentrali I tij prodhon 35 megavat për orë energji elektrike, ndërsa kanali Ibër-Lepenc, 49 kilometra i gjatë, është ndërtuar me fonde të buxhetit të Kosovës. Ky kanal kalon nëpër territorin e pesë komunave - Zubin Potok, Mitrovicë, Vushtrri, Obiliq, Prishtinë, që do të thotë praktikisht në 33 vendbanime rurale e dy qytete. Liqenin e menaxhon ndërmarrja hidroekonomike ? Ibër-Lepenc? me seli në Prishtinë, në pronësi të Qeverisë së Kosovës. Shefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje Berat Lushtaku, tha për REL në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, tha se Liqeni i Ujmanit është në pronësi të Ibër-Lepencit dhe për këtë ekzistojnë dokumentet e nevojshme. Pjesëmarrësit në ekipin e ndërtimit të këtij liqeni, e quajnë absurde marrëveshjen, ku flitet për ?përdorim të përbashkët të Liqenit? artificial që furnizon më uje të pijshëm ujësjellësin e Mitrovicës dhe atë Prishtinës. Në anën tjetër, në Zubin Potok ka një ndërmarrje në pronësi të Serbisë e cila quhet ?Ibar? dhe është themeluar në vitin 2002 dhe që Kosovën e konsideron të paligjshme. Vitet e fundit, serbët kanë bërë përpjekje për marrjen e liqenit, cka është kundërshtuar me forcë nga autoritetet në Kosovë. Shtatorin e 2018-tës, Vucic madje bëri dhe një vizitë atje, ndërsa Beogradi dhe ai vetë e konsiderojnë Ujmanin apo Gazivodën si burim dhe pasuri ekonomike serbe. Hoti sqaroi vetëm se tani, pas marrëveshjes, Departamenti për Energji i SHBA-së, do të bëjë një studim të fizibilitetit për këtë liqen dhe mënyrën se si do të përdoret uji i tij në të ardhmen, si burim ujitje dhe si burim energjie?.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosovo#Serbia#TopChannel

Recommended