Veliaj: Disa politikanë e përdorin lidhjen me Holandën si mundësi për të sharë Shqipërinë

  • 5 years ago
Arkitektë e urbanistë të njohur nga vendet e ulëta të Europës, të cilët u mblodhën në Roterdam në takimin e organizuar nga revista prestigjioze botërore e arkitekturës ?Baumeister?, vlerësuan transformimin e madh që ka pësuar kryeqyteti shqiptar vitet e fundit, ndërsa e përgëzuan Bashkinë e Tiranës për hapat e guximshëm që ka hedhur në drejtim të realizimit të disa prej projekteve më bashkëkohore, si në aspektin arkitekturor, ashtu edhe në përmirësimin e jetës së qytetarëve.

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ishte i ftuar në takimin e arkitektëve dhe urbanistëve, ku ndryshimi i Tiranës u bë pjesë e diskutimeve, dhe prezantoi disa nga sfidat me të cilat u përball qyteti dhe bashkia në menaxhimin e politikave të strehimit.

?Jam shumë krenar për Tiranën, për faktin që është përzgjedhur këtë vit nga ?Baumeister?, revista më prestigjioze e arkitekturës dhe urbanistikës në vendet e ulëta, si Belgjika, Holanda, Gjermania, ku vëmendja ka qenë tek transformimi i qytetit. Jemi vlerësuar shumë sidomos për mënyrën se si kemi zgjidhur disa çështje të strehimit me kreditë e buta, që targetojnë çiftet e reja që krijojnë familje dhe fillojnë jetën e tyre profesionale në Tiranë?, tha Veliaj.

Recommended