Top News - Nënë Tereza, përvjetori/ 4 vite më parë u shenjtërua

  • 3 years ago
Si sot katër vite më parë, më 5 shtator 2016, Nënë Tereza, që për miliona njerëz anembanë botës ishte shenjtore edhe për së gjalli, u shpall edhe zyrtarisht nga Vatikani si e tillë. 5 shtatori është dita e shenjtërimit të saj, ku në një ceremoni madhështore në Sheshin ?Shën Pjetri? në Vatikan, Papa Françesku, njohu dy mrekullitë e saj, të shërimit të të sëmurëve pas vdekjes më 1997.
Shën Tereza ?u lumturua? në tetor të vitit 2003, nga Papa Gjon Pali II. Ai miratoi mrekullinë e parë pas vdekjes së saj. Një grua 30-vjeçare në Kalkuta tha se ajo u shërua nga një tumor në stomak pas lutjeve të Nënë Terezës. Një komitet i Vatikanit tha se nuk mund të gjente asnjë shpjegim shkencor për shërimin e saj dhe e shpalli atë një mrekulli.
Anjeza Gonxhe Bojaxhiu lindi në vitin 1910 në Shkup në një familje shqiptare. Në moshën 18-vjeçare ajo iu bashkua një manastiri irlandez, ku mori emrin Motra Mari Tereza. Më pas, ajo u nis me mision për në Indi, në qytetin e Kalkutës. Aty Nënë Tereza themeloi urdhrin e saj Misionarët e Bamirësisë për t'u shërbyer të gjithë të varfërve, çka e kreu më përkushtim deri në fund të jetës së saj.
Në këtë përvjetor të gjithë krerët e shteti dhe të politikës shqiptare e kanë kujtuar shqiptaren më të njohur në botë.
Me citime nga fajëlt e Nënë Terezës të shoqëruara ndonjëherë edhe me video politikanët shqiptarë kanë dhënë mesazhet e tyre.
Për Presidentin Ilir Meta: ?Vepra e Shën Terezës të frymëzojë solidaritetin dhe gjithëpërfshirjen mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për një Shqipëri më humane dhe më të dhembshur që përkujdeset me dashuri dhe përulësi ndaj çdo qytetari në nevojë?
Ndërsa kryeministri Rama ka qenë më lakonik "Mirëmëngjes dhe me disa nga fjalët e shenjta të Nënë Terezës në ditën e saj të Shenjtërimit, ju uroj një fundjavë të paqtë si vetë ajo", shkruan Rama.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
# NeneTereza#Pervjetori#TopChannel

Recommended