Fatime Blakaj, zonja që konsiderohet si ‘’ Nënë Tereza’’ e dytë: Kam shpëtuar mbi 2000 fëmijë
  • 4 years ago
Fatime Blakaj konsiderohet si ?? Nënë Tereza?? e dytë, ajo jeton në Austri prej 31 vitesh. Fatimja profesionin e saj të parë ka dizanjimin, por pas emigrimit drejt Austrisë, duket se jeta e saj mori një rrjedhë tjetër. Në një intervistë në ?? Rreze Dielli??, aj tregon historinë e saj se si vendosi t?I përkushtohej punës si vullnetare. Pas njohjes me organizatën joqeveritare Austriake, e cila i vjen në ndihmë fëmijëve shqiptar, me sëmundje të ndryshme të cilat nuk mund të kurohen në Shqipëri, duket se botëkuptimi i saj ndryshoi plotësisht. Ajo nuk iu përkushtua më punës së saj si dizenjuese, por punës vullnetare në ndihmë të fëmijëve në nevojë.
?? Kam punuar 8 vite vullnetarisht pa asnjë kompensim, me ndihmën e ish-bashkëshortit dhe fëmijëve të mi, gjihtmonë kam pas dhe jam munduar që sa herë janë nisur fëmijët për Shqipëri, t?ju blejë rroba e gjëra të reja.
Ajo ka ndihmuar mjaft fëmijë dhe familje shqiptare gjatë këtyre viteve.
?? Janë më shumë se 2000 fëmijë që I kam pasur nëpër duart e mija me thënë të drejtën, fëmijë që I kam fshirë lotët, që i kam ledhatuar flokët, fëmijë që i kam shtrënguar dorën, që I kam mbajt kur kan qenë vetëm fare?? thotë Fatime Blakaj.
Recommended