Kosovë, ulen rastet e reja/ Autoritetet mendojnë se kanë funksionuar masat izoluese
  • 3 years ago
Autoritetet shtetërore janë shprehur të sigurta se Kosova do të mund ta menaxhoj valën e dytë të virusit Covid 19.


Drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani thotë se premtuese për këtë është ulja e numrit të rasteve të reja në javët e fundit dhe respektimi i masave mbrojtëse nga qytetarët.



Por, Ramadani ka bërë thirrje për kujdes ndaj viruseve sezonal ndaj ka thënë se do të fillojnë edhe vaksinimin e personave me shëndet të dobët.



Derisa Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj gjatë vizitës tek Shtëpia e të Moshuarve në Prishtinë ka thënë se lirimi i masave nuk mund të bëhet pa pasur siguri se situata nuk do të dalë jashtë kontrollit.



Ankesa të vazhdueshme për lirim të masave ka bërë Shoqata e Gastronomëve.

Ata po kërkojnë që orari i mbylljes të shtyhet nga 22 e 30 në 23 e 30, si dhe t?u mundësohet shërbimi i kliënteve edhe në ambiente të mbyllura.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#NaserRamadani#Kosovo#TopChannel
Recommended