Rama deputetëve: Jepni gjithçka duhet, në të kundërt harrojeni të jeni pjesë e formacionit në 2021

  • 4 years ago
Kryeministri Edi Rama paralajmëroi të gjithë deputetët e PS se nga sot duhet të punojnë fort që ta meritojnë që të jenë pjesë e formacionit për 2021. Rama tha se çdokush duhet të japi gjithçka duhet për PS që gjërat të bëhen më mirë, dhe kjo duhet të ndodh çdo ditë, në të kundërt ta harrojnë se do të jetë pjesë e listave të 2021.

"Deputetë jemi në sallën e Kuvendit, ndërsa jashtë saj nga sot jemi thjeshtë kandidat për deputet që duhet ta fitojmë vendin në skuadër padyshim. Le ta dëgjojnë të gjithë se kush nuk do të jap jo thjeshtë gjithçka ka por gjithçka duhet për t'u futur në atë formacion të 2021, nuk do të jetë në atë formacion, askush tjetër përveçse nuk e çon dot Shqipërinë para dhe PS është i vetmi emër që nuk vihet dot në diskutim. Emrat e tjera duke filluar nga i imi i pari shkojnë dhe vijnë. është po kaq e qartë që paaftësia dhe papërgjegjshmëria e atyre që udhëheqin partitë e tjera nuk mund të jenë arsye për ta quajtur ndeshjen e fituar pa u zhvilluar dhe aq më pak të mos i vënë PS-së në dispozicion skuadrën më të mirë në këtë betejë. Gjithkush këtu e ka potencialin për të qenë pjesë e skuadrës për të qenë 2021, por askush nuk e ka të garantuar vendin në skuadër pa e fituar atë përditë pa nëse dhe pa por. Kjo kohë është e mjaftueshme vetëm për ti dhënë përgjigje çdo ditë çdo deputeti çfarë do të bëjë unë për PS sot. Koha ku pyesni se çfarë do të bëjë PS për mua ka mbaruar. Ky është një sezon me një rëndësi të madhe jo për rezultatin e zgjedhje por për një ristart me energji të reja në kuptimin më të mirë të fjalës të vetë organizmit të PS dhe është një sezon ku secili prej nesh duke bërë çdo ditë atë që duhet për t'iu përgjigjur çdo ditë, çfarë bëra unë sot për PS", tha Rama.

Recommended