Top News - Covid rajoni/ Kosova me 9 viktima, Maqedonia më mirë

  • 4 years ago
Kosova regjistroi gjatë 24 orëve të fundit 9 viktima nga koronavirusi dhe 120 raste të reja. Numri total i jetëve të humbura atje arrin kështu në 525. Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik (IKSHPK), janë regjistruar edhe 122 të shëruar ndërsa rastet aktive aktualisht janë 3,334. Që prej 13 marsit, kur u shënuan infektimet e para në Kosovë, autoritetet shëndetësore kanë raportuar për 13,454 të prekur nga Covid-19. Por një lajm I mirë mbërrin ndërkohë nga Maqedonia e Veriut, ku ka pasur vetëm 11 raste të tjera të prekursish nga koronavirusi, shifra më e ulët kjo në 5 muajt e fundit. Vendi fqinj regjistroi edhe 3 viktima, përfshirë një pacient të moshës 51 vjecare nga Gostivari. Kryeministri Zoran Zaev deklaroi se sektorin e shëndetësisë do ta ketë prioritet në punën e qeverisë së re.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Kosova#Maqedonia#TopChannel

Recommended