Ora News - Greqia kërkon ekstradimin e Eduard Lamajt. Do hetohet për trafik kokaine
  • 3 years ago
#tvora #rtvoranews
Eduart Lamaj i dyshuar si ekzekutor i biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj, në 30 maj të ketij viti në Laç, është shpallur në kërkim edhe nga drejtësia greke , pasi akuzohet për trafik kokaine nga Amerika Latine.

I njohur edhe si Leandro Simoni, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë me destinacion vendet e BE, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Por mesohet se Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Greqinë, dhe për këtë arsye, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu është drejtuar autoriteteve fqinjw me nje shkrese ku I kërkon që çështja e tij të transferohet në vendin tonë.

?Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar Eduart Lamaj alias Leandro Simoni nga autoritetet greke të drejtësisë, duke iu njoftuar mbi pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi për shkak të shtetësisë shqiptare, në mbështetje të nenit 6/2 të ?Konventës Europiane të Ekstradimit?, përcjell kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për transmetimin në origjinal ose kopje të njësuar me origjinalin, bashkë me përkthimin përkatës të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal në ngarkim të këtij shtetasi,? shkruhet në përgjigjen e Etilda Gjonajt

Për më shumë lexoni në:
https://www.oranews.tv/greqia-kerkon-ekstradimin-e-eduard-lamajt-i-dyshuari-per-vrasjen-e-biznesmeneve-do-hetohet-per-trafik-kokaine/

Follow TV Ora dhe RTV Ora News

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp

Për më shumë na ndiqni në: www.oranews.tv
Recommended