Top News - Mblidhen për festë të fshehtë në bunker, helmohen nga monoksidi i karbonit!

  • 4 years ago
Njëzet e pesë persona janë dërguar në spital me helmim nga monoksidi i karbonit pasi morën pjesë në një festë të paligjshëm në një bunker të kryeqytetit norvegjez, Oslo. Pesë prej tyre janë në gjendje kritike për jetën. Mes të helmuarve janë edhe dy efektivë policie që hynë t`I jepnin njerëzve të mbledhur në bunker ndihmën e parë. Autoriteteve vendase besojnë helmimi u shkaktua nga gjeneratorët që pjesëmarrësit në festë kishin marrë me vete. Rreth 200 persona kishin qenë sipas policisë në eventin ? Rave Cave?. Efektivët e zbuluan rastësisht se cfarë po ndodhte kur një patrullë takoi një grup të rinjsh të hutuar. Disa të tjerë dolën nga bunkeri dhe kërkuan një ambulance. Tani po verifikohet për të parë se kush e organizoi festën nëntokë, e cila ishte planifikuar prej tre javësh e për shkak të rregullave kundër pandemisë, ishte mbajtur sekret. Shumë nga personat në festë kanë pasur marrje mendsh, dhimbje koke dhe të vjella. Monoksidi i karbonit është një gaz pa erë e pa ngjyrë, i cili prodhohet nga djegia jo e plotë e karburanteve me bazë karboni, përfshirë naftën.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Oslo#Festa#TopChannel

Recommended