Festë e trishtë për mijera të prekur nga tërmeti - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Shumë familje natën e ndërrimit të viteve e kaluan mes të afërmve dhe atmosferës festive, por për banorët e Bubqit në Fushë Krujë kjo ditë për herë të parë në jetën e tyre ka qenë ndryshe. Për ta nuk pati festë. Kjo është familja e Qamil Korrikut. Ashtu si shumë të tjera, edhe familja e Qamilit prej një muaji jeton në çadër pasi banesa ku ishin,u dëmtua nga tërmeti i 26 nëntorit. Për këtë familje nuk pati festë natën e ndërrimit të viteve. Darka që u shërbye ishte shumë e thjeshtë. QAMIL KORRIKU KRYEFAMILJAR Në këto kushte te vështira munguan edhe dhuratat për më të vegjëlit.Darka e vitit të ri mungoi edhe në familjen e Bajram Marshës, i cili thotë se nuk ka asnjë mundësi për të festuar. Për banorët e Bubqit, nata e ndërrimit të viteve kaloi mes çadrave dhe kushteve të vështira atmosferike. Për ta dëshira e vetme mbetet ajo e ndërtimit të shtëpive të tyre që u dëmtuan nga tërmeti. Atmosfera festive nuk u ndie fare në familjen Doçi ne Fushe Mamurras te Kurbinit. Ajo e priti vitin e ri në një kontenier. BLEDAR DOÇIKRYEFAMILJAREdhe në këtë familje nuk pati dhurata për 5 fëmijët e vegjël ndonëse ata nuk e humbin shpresën se dëshirat e tyre do të realizohen një ditë.Si familja Doçi ne Kurbin,e kaluan ne kushte te tilla ndërrimin e viteve,edhe qindra te tjera,te prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Recommended