Sherr në Lezhë për qiratë e të pastrehëve nga tërmeti - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Këshilli bashkiak i Lezhës është përfshirë nga debatet gjatë mbledhjes për miratimin e bonusit të qerasë për familjet e prekura nga tërmeti.Këshilltari Agustin Marku kërkoi nga bashkia që sistemimi i banorëve në shtëpitë e reja të behet ne bazë të numrit të familjarëve.Por debatet mes këshilltarit Marku dhe kryebashkiaku Ndreu degjeneroi në fyerje personale. Kryetari i bashkisë u shpreh se kjo është faza e pare e familjeve që do të trajtohen me bonus qiraja, pasi procesi po vazhdon.Në total janë 160 familje të cilat do të përfitojnë bonus sipas vlerës se tregut.Një apartament me qera në Lezhë varion nga 12.600 lekë deri ne 20.400 lekë, sipas sipërfaqes. Ndërkohë Bashkia Lezhë dha garancinë se brenda kësaj jave do te përfundoje vlerësimi përfundimtar i objekteve që kanë besuar dëmtime nga tërmeti.

Recommended