Top News - Laç, vrau dy biznesmenë/ Eduart Lamaj, trafik kokaine në Greqi

  • 4 years ago
Eduart Lamaj, konsiderohet nga autoritetet greke si një nga ?peshqit e mëdhenj? të trafikut të kokainës në vendin e tyre dhe si i përfshirë në grupe kriminale në vendin fqinjë. I dyshuari kryesor si ekzekutor i biznesmenëve Bujar Lika e Paulin Gjergji Markaj, fundmajin e këtij viti, ai është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia, për akuzat e organizatës kriminale dhe trafikut të narkotikëve. Referuar dosjes penale, Lama, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e Bashkimit Europian, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë. News24 thote se zyrtarë te drejtësisë greke, kanë informuar palën shqiptare se kanë shpallur në kërkim Eduart Lamën dhe kërkojnë dorëzimin e tij. Por ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj, u ka kerkuar, autoriteteve të drejtësisë greke, të transferojnë në Shqipëri procedimin penal për këtë Lamajn. Eduart Lama në bashkëpunim me 3 persona të tjerë, ekzekutoi Likën e Markaj, në hollin e nje hoteli në Laç. Ai mbeti i plagosur në ngjarje dhe u arrestua 20 ditë më vonë në një klinikë private ku shkoi për t?u operuar pas gjendjes se renduar shendetesore. Pavarësisht, se ai ka pranuar autorësinë e krimit, prokuroria ende nuk ka hedhur dritë mbi motivin e krimit. Por, akuza e re e dalë në dritë për të, duket se po orienton edhe prokurorinë shqiptare të hetojë për një vrasjes që lidhet me prishjen e pazareve të drogës.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#EduartLamaj#Lac#TopChannel

Recommended