Racizmi vrau shqiptarin në Greqi, anëtari i “Agimit të Artë” - News, Lajme - Vizion Plus
  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV Dalin ne drite detaje te reja nga vrasja 63-vjecarit shqiuptar ne Korfuz ne greqi.Petrit Zifle nga Berati I njohur në fshatin ku banonte me emrin Petro u qellua me armë zjarri nga një anëtar i Agimit të Artë.Autori i vrasjes është arrestuar nga forcat e policisë dhe ka pranuar krimin.Ekzekutuesi I tij eshtë një 44 vjeçar nacionalist ekstremist grek emri i të cilit nuk bëhet i ditur.Sipas burimeve gjithçka filloi pas një sherri në një lokal në fshat. Zifle dhe 44-vjeçari grek shkëmbyen fjalë dhe komente raciste. Sipas dëshmitarëve zanafilla e debatit ishte emri i Maqedonisë, më pas situata u përshkallëzua ku përfaqësues i Agimi te Artë shpertheu ne thirrje raciste kundër emigrantëve shqiptarë në Greqi.Klientët qe ishin ne lokal i ndane nga njëri-tjetri, pasi po konfliktoheshin dhe shtetasi grek e ka kërcënuar Petrit Ziflën se do ta vriste.Me pas duke drejtuar automjetin e tij në rrugën Dragonit-Spartero në pjesën jugore të Korfuzi , anetari i Agimit te Arte pa në rrugë 63 vjeçarin dhe pasi mori armen e qelloi me dy plumba. Viktima u gjet në një kanal të nesërmen nga kalimtarë . Nderkohe arma e krimit u gjet në një zonë të pyllëzuar prej rreth 3 kilometra me larg.Autori i tha policëse se 63-vjeçari Petrit Zifle e kishte sharë dhe ofenduar.Ndërkohë shumë organizata në greqi janë solidarizuar dhe kanë dënuar vrasjen duke e lidhur ate me motivet raciste. Vrasjen e Petrit Ziflës e kanë dënuar dhe deputetë të partisë SYRIZA, Komiteti I Helsinkit në Greqi.Gjithashtu priten tubime në Korfuz nga student të fakultetit të drejtësisë me moton ?heshtja është bashkëfajtore në krim?.
Recommended