Dyshime për tradhëti, Gardisti e vrau gruan në sy të vajzës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 5 years ago
http://www.vizionplus.tv https://facebook.com/VizionPlusTV https://twitter.com/VizionPlusTV ? Një tjetër krim në familje trontidi kryeqytetin mëngjesin e së martës. Ervilma Seferaj 36 vjeç u ekzekutua në banesë nga bashkëshorti i saj Alket Arapaj me profesion efektiv pranë gardës së republikës ?Ngjarja ndodhi rreth orës 6 të mëngjesit në apartamentin e ciftit në katin e 5-të të një pallati në rrugën ? Vangjel Capo?.44 vjeçari efektiv i gardës prej më shumë se 20 vitesh me gradën kapiten , është konfliktuar me bashkëshorten e tij dhe më pas e ka qëlluar 3 herë me pistoletën e shërbimit.Në momentin e krimit të rëndë në banesë ndodhej edhe vajza 3 vjeçare e çiftit. Bashkeshortet sipas fqinjëve njiheshin si familjarë te rregullt por edhe besimtarë myslimanë dhe frekuentues të xhamisë.Burime nga uniformat blu bëjnë me dije se pas krimit, gardisti ka lajmëruar vetë policinë për vrasjen e bashkëshortes.Ai u arrestua nga shërbimi për çështjet e brendshme dhe ankesat ndërsa vrasja dyshohet se ndodhi për shkaqe xhelozie.Po sipas burimeve gjatë deklarimeve paraprake 44 vjeçari u shpreh se ngjarja ndodhi në moment gjaknxehtësie dhe se dyshonte se bashkëshortja e tradhetonte.

Recommended