Ora News - Paskuqan, kunati vret me shkop kunatën e tij në sy të vajzës dhe nënës
  • 4 years ago
#rtvora #oranews

Një krim i rëndë në familje tronditi Paskuqan mbrëmjen e 9 janarit. Erëdet Çapoku ka vrarë me shkop druri kunatën e tij Enkeleda brenda në banesën e saj.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës rreth orës 23:40 dhe krimi është kryer në prezencën e nënës dhe vajzës së saj.

Pas krimit ai është larguar nga banesa dhe policia është vënë në kërkim të tij.

?Shtetasi E. Ç.,34 vjeç, për motive ende të paqarta ka goditur për vdekje me mjet të fort (shkop druri) kunatën e tij shtetasen E. Ç.,30 vjeçe, e cila si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë? informoi policia

Policia nuk jep detaje për shkaqet e këtij krimi të rëndë, por gazetari i Ora Neës, Besar Bajraktaraj informon se mes dy familjeve prej kohësh ka pasur një konflik për ndarjen e banesës.

?Konflikti ka lindur vite më parë në lidhje me ndarjen e banesës mes familjes së shtetasit erëdet Çapoku dhe vëllait të tij që ndodhet në burg për një vepër penale lidhur me trafikun e lëndës narkotike?

Për shkak të këtij konflikti për 30 vjeçaren ishte firmosur dhe një urdhërmbrojtjeje nga kunati i saj.

Gjashtë muaj më parë, Enkeleda ka denoncuar në komisariatin e Kamzës për përndjekje dhe ka pasur një urdhër mbrojtjeje. Gjatë orëve të natës së të enjtes, Erëdeti ka thyer urdhrin e mbrojtjes duke hyrë në banesën e kunatës së tij duke I shkaktuar dhe vdekjen.

Për më shumë lexoni në: https://oranews.tv/article/paskuqan-kunati-qellon-vdekje-kunaten-e-tij-ne-sy-te-vajzes

Follow RTV Ora

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for NEWS HERE: http://bit.ly/2DDddtL

Subscribe To "Ora News" on YouTube Channel for TV Shows HERE http://bit.ly/2sPcqj3

For more content from click HERE www.oranews.tv

Like Ora News on Facebook HERE http://bit.ly/2RkUN4s

Follow Ora News on Instagram Here http://bit.ly/2HBuiID

Follow Ora News on Twitter http://bit.ly/2RhOaQp
Recommended