I vëllai në burg ‘i la amanet’ nderin, i riu faturino masakron kunatën në sy të vajzës dhe nënës
  • 4 years ago
TIRANE-Një ngjarje e rëndë ndodhi mbrëmjen e djeshme në Paskuqan, ku Erdet Çapoku 34-vjeç masakroi me thikë, levë dhe shkop druri kunatën e tij, ndërsa u arrestua sot rreth orës 13:00 në Laprakë. Ngjarja ka ndodhur në banesën e viktimës, Enkeleda Çapoku, e cila jetonte me vajzën dhe nënën, pasi burri, pra vëllai i autorit ndodhet në burg i dënuar me 10 vite për drogë, ndërsa për dy muaj fitonte lirinë.

Autori në gjendje të dehur ka shkuar në banesën e 39-vjeçares dhe pasi shkallmoi derën u fut brenda duke i dhunuar të treja. E ndërsa mbesën dhe nënën e kunatës i goditi duke i lënë pa ndjenja, nusen e vëllait e masakroi me thikë, levë dhe shkop druri për vdekje. Nëna e 39-vjeçares rrëfeu se i riu i preu damarët dhe e masakroi me thikë në fytyë.
Recommended