Kreshnik Tusha besohet se vrau Bujar Biken dhe Paulin Markun - News, Lajme - Vizion Plus

  • 4 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kreshnik Tusha, i vetmi person i arrestuar deri në këto momente për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Markut, është lënë në burg nga Gjykata e Kurbinit. 21-vjeçarit iu komunikua masa e arrestit mbrëmjen e të martës në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku ai po merr mjekim për shkak të plagosjes në këmbë. Mësohet se i riu ka mohuar përfshirjen në ngjarje, por kërkesa e tij nuk është marrë parasysh pasi pritet përgjigja e analizave të njollave të gjakut, që do të tregojnë nëse ai ka qenë apo jo një nga autorët e krimit. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmejn e 30 majit pranë një hoteli në aksin rrugor Laç-Mamurras, ku katër persona të paidentifikuar të veshur me uniforma policie pasi morrën peng dy djemtë e Paulin Markut hapën zjarr në drejtim të këtij të fundit dhe 37-vjeçarit Bujar Lika, i njohur dhe si mik i ngushtë i Ervis Martinajt. Nga të shtënat mbeti i vrarë në vend Bujar Lika, ndërsa u transportua me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, Paulin Marku, i cili nuk mundi dot të mbijetonte për shkak të plagëve të rënda. Mes ekzekutorëve dhe viktimave dyshohet se pati një shkëmbim zjarri, ku për pasojë u plagos dhe 21-vjeçari, Kreshnik Tusha, i cili dyshohet se është vrasës me pagesë. I riu nga Laçi kishte vetëm pak ditë që ishte liruar nga burgu, ndërsa sipas dëshmisë të dhënë në polici ai pretendon se është vetplagosur në banesën e tij.
------------------------------------------------------------------
Subscribe: https://www.youtube.com/user/vizionplusalbania?sub_confirmation=1

Recommended