Udhëtim në Pogradec/ Një ditë si turist në qytetin buzë Ohrit
  • 3 years ago
Pogradeci vijon të mbetet një ndër destinacionet më interesante për pushime romantike. Po çfarë ka të veçantë ky qytet buzë liqenit përveç destinacioneve turistike dhe kulinarisë që do t?i zbulojmë së bashku.

Atraksionet janë të shumta në Pogradec. Duke u nisur nga qendrat historike. Qendra kulturore, qyteti i vjetër i Pogradecit, kalaja 2400-vjeçare, Bazilika e Linit, varret mbretërore të Selcës, e në vetvete Liqeni i Pogradecit, që prej më shumë se një viti është pjesë e UNESCO-s. Këto të gjitha bëjnë që Pogradeci të jetë një qendër e turizmit kulturor dhe natyror.

Po9gradeci këtë vit ka pasur edhe ndryshime si një qytet që i referohet historisë, kulturës, monumenteve të natyrës. Ka pasur turistë, sepse e preferojnë për klimën e qëndrueshme, të freskët. Këtu ndodhemi te qendra jonë ?Visit Pogradec?, e cila bën të mundur shumëllojshmëri sportesh të ndryshme. Duke u nisur nga guidat malore, biçikletat, sportet ujore e të tjera.

Kulinaria është pika e fortë e Pogradecit dhe nëse vjen këtu nuk mund të lesh pa provuar tavën tradicionale pogradecare të koranit, por patjetër edhe belushkat. Pogradeci mbahet për koranin. Dhe korani është një peshk i rrallë që nuk gjendet në asnjë vend tjetër përveçse në Bajkal, në Rusi.

?E gatuajmë në traditën e vjetër si e kanë bërë gjyshërit tanë në tavë me qepë, hudhra e këto erëzat e tjera. Por e bëjmë edhe në saç, në zgarë dhe korani merr një shije tjetër. Lakrorin e bëjmë në saç. Bëjmë kulaçe në çerep. Verën e kemi të mirë, rakinë?.

Dhe në fund mund të shijosh muzikën e bukur pogradecare, siç është kjo që disa të rinj po këndojnë ?Varkat po nisen?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Pogradec#Ohrid#TopChannel
Recommended