Top News - Policia, apel për të mos udhëtuar/ Kapshticë, dhe sot radhë!

  • 4 years ago
Kjo fundjavë ka qenë e ngarkuar në pikën kufitare të Kapshticës. Prej shumë orësh atje është krijuar radhë e gjatë emigrantësh shqiptarë dhe mjetesh që duan të kalojnë drejt shtetit grek. Por Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit në Korçë ka dalë me një njoftim të rëndësishëm.
Duke qenë se kuota ditore prej 300 personash u plotësua, Drejtoria e Kufirit pohoi se autoritetet greke kanë pezulluar punën dhe se sot nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë.
?Njoftojmë të gjithë qytetarët që janë të interesuar të kalojnë në drejtim të shtetit grek, se aktualisht kuota prej 300 shtetas është plotësuar dhe nga ana e policisë greke është pezulluar puna e nuk do të lejohet kalimi i personave të tjerë për ditën e sotme.
Policia Kufitare apelon për qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë, që të mos vijojnë udhëtimin në drejtim të PKK Kapshticë për ditën e sotme?.
Por, vetë qytetarët thonë se do të qëndrojnë në kufi, sepse, sipas tyre u skadon edhe afati për tamponin që kanë kryer. Për ta, duhet një zgjidhje e një forme tjetër, në mënyrë që të mos ketë ngarkesë në kufi.
Ata thonë që të bëhet tampon në territorin grek dhe kjo të jetë për ata që e kalojnë kufirin.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Policia#Kapshtice#TopChannel

Recommended