Top News - Projektbuxheti për 2021/ Konfindustria-borxhi 580 mln euro

  • 4 years ago
Konfindustria ka shprehur shqetësimin për rritjen e ndjeshme të deficitit të parashikuar në projektbuxhetin 2021, duke krijuar dukshëm një buxhet me natyrë të qartë zgjedhore. Përmes një deklarate per mediat, administratori i pergjithshem i konfindustrisë Gjergj Buxhuku thote se Borxhi i ri i parashikuar në projektbuxhetin e paraqitur nga qeveria është në nivelet e 580 milion euro, që përbën 4.2% të të ardhurave të pritshme në vitin financiar 2021. Sipas konfindustrisë rritja e ndjeshme e të ardhurave të parashikuara në buxhetin e vitit 2021 është më optimiste, sesa mundësitë reale të ekonomisë shqiptare. Kjo pasi ekonomia shqiptare në vitin financiar në vazhdim po vuaj pasojat e tërmetit të nëntorit 2019 dhe masat kundër Covid 19 dhe parashikohet nga vlerësimet e institucioneve ndërkombëtare të ketë një rënie nga 6-9% të PPB krahasuar me vitin pararendës, duke e patur praktikisht të pamundur realizimin e të ardhurave të parashikuara në Projekbuxhetin e 2021. ?Borxhi publik i Shqipërisë pranuar nga qeveria ka kapur nivelin e 80% të PPB dhe nëse do të vlerësohen të gjitha detyrimet reale si detyrimet e PPP, të TVSH , të tretëve dhe penalitetet e Gjykatave Ndërkombëtare, etj. deri në fund të vitit 2020 me shumë mundësi tejkalon nivelin 100% të PPB?, thuhet ne deklaraten e administratorit te pergjithshem te konfindustrise.

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#TVSH#Projektbuxheti#TopChannel

Recommended