Në 2018-ën, 1 mln euro për shtigje të reja për biçikleta

  • 5 years ago
Rreth 1 milionë euro ka shpenzuar qyteti I Shkupit për ndërtimin dhe rikonstruimin e shtigjeve për biçikleta. Qyteti i Shkupit, gjatë vitit që po lëmë pas ka ndërtuar mbi 14 kilometra shtigje për biçikleta me qëllim të uljes së numrit të makinave që janë në qarkullim. Si pjesë më problematike për ndërtimin e këtyre shtigjeve paraqitet rruga Cvetan Dimov në Çair, një pjesë në Kisella Vodë dhe një pjesë e rrugës Ruzvelltova, kjo për shkak se rrugët janë shumë të ngushta ose nuk kanë aspak trotuare.

Janë ndërtuar dhe rikonstruar 14.6 kilometra shtigje për biçikleta dhe shtigje për këmbësorë në vlerë prej 56.5 milionë denarë. Për herë të parë janë ndërtuar shtigje për biçikleta në rrugët e qytetit, në komunat Kisella Voda, Çair, Butel dhe Gjorçe Petrov. Shkupi duhej të ishte qytet i biçikletave që në vitin 2015 por deri në vitin 2017 u ndërtuan vetë 60 % nga ajo që ishte planifikuar për shtigjet për biçikletat. Për një vit kemi arritur të ndërtojmë 20 % të këtyre shtigjeve dhe arritëm në 80 %, një rrjet i duhur për ti lidhur të gjitha rrugët?. ? tha Sinkron: Valon Saliu, zëdhënës i qytetit të Shkupit

Recommended