Top News - Të infektuarit me Covid/ 10 infermierë e një mjek në Tiranë

  • 4 years ago
Brenda një jave 10 infermierë dhe një mjek të spitalit ?Shefqet Ndroqi? janë infektuar në vendin e punës nga virusi covid. Lajmi është publikuar në gazetën shqip online dhe bëhet e ditur se 10 infermierët dhe mjeku janë pjesë e ekipit të spitalit që prej periudhës kur u shndërrua në spital covid, që po përballon një fluks të lartë shtrimesh.

Ekipi mjekësor punon në kushte tejet të vështira, me orare të zgjatura dhe me numër të vogël personeli pasi një mjek shërben rreth 18-20 pacientë. Të ndodhur në këto kushte, rreziku i infektimit ka qenë mjaft i lartë çka ka vënë në rrezik jetën e personelit mjekësor.

Një prej mjekëve të infektuar është mjeku anestezist Alban Hatibi i cili u shtrua javën e shkuar në gjendje të rëndë në spitalin ku shërben vetë, për shkak të problemeve me frymëmarrjen.
Vënia në rrezik e personelit shëndetësor nuk është e duhura pasi në mungesë të stafit mjekësor, shërbimi ndaj pacientit është i cunguar e për më tepër vë në rrezik dhe jetën e tij.

Në këto kushte, kur pandemia po merr përmasa të frikshme, me 150 raste të reja çdo ditë dhe numër të lartë viktimash, e vetmja mënyrë është shtimi i kapaciteteve të terapisë intensive, e cila do të çlironte të dyja spitalet Covid dhe do të lejonte stafin mjekësor të ofronte shërbim cilësor për pacientin.
E në këto raste kur jetët e humbura tek bluzat e bardha në Shqipëri deri tani numërohen 3, frika se ky numër mund të rritet bën që shumë mjekë e infermierë të jetojnë me ankthin e infektimit dhe rrezikimit të jetës në vendin e punës.


Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#ShefqetNdroqi#AlbanHatibi#TopChannel

Recommended