Ekskluzive/ Hasmëria mes fiseve. Xhaferaj refuzon të largohet nga spitali: Dua vetëmbrojtje ...

  • 4 years ago
Konfliktet dhe hasmëria mes dy fiseve Llanaj-Xhaferaj në Vlorë, duket se qëndrojnë pas atentatit në Selenicë të Vlorës, ku një 50-vjeçar i quajtur Jetnor Xhaferaj është tentuar të vritet me armë zjarri.


Xhaferaj ndodhet në Spitalin Ushtarak për mjekim pas plagëve të marra, dhe kërkesa e tij është të mos dal nga spitali pasi ka frikë dhe kërkon mbrojtje nga shteti.

Xhaferrit është qëlluar 30 herë, por fatmirësisht vetëm një plumb e ka kapur në dorë. Për Xhaferrin ky është atentati i dytë që i bëhet brenda një viti.

-Përse nuk ikën nga spitali?

?Dua vetëmbrojtje, s?kam ku vete, më vrasin?.

-Ka ardhur automjeti i policisë.

?Policia nuk më merr në mbrojtje. Më kanë bërë dy atentate. Kam kërkuar mbrojtje nga shteti, për jetën time?.

-Kur ka ndodhur atentati?

?Atentati ka ndodhur në datën 16 maj. I fundit ndodhi në datën 1 gusht?.

-Kush të qëlloi i njohe?

?Jo. Më qëlluan me breshëri automatike. Shtëpia është bërë shosh. Kjo është plagosja e parë dhe kjo është e dyta.

-Nga kush ke frikë?

?Jam me probleme. Hasmërinë e di shtetit e di çdo njeri?.

-Përse nuk ikën?

?Nuk kam ku iki, kërkoj mbrojtje. Të më mbroj shteti. Kam frikë nga hasmëria?.

-Do vazhdosh të qëndrosh në spital?

?Po do vazhdoj të qëndroj këtu?.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Xhaferaj#Hasmer#iTopChannel