Top News - Shpërthimi në Liban/ 100 viktima e mijëra të plagosur

  • 4 years ago
Libani është në zi pasi një shpërthim i madh në kryeqytetin Bejrut i mori jetën të paktën 100 personave dhe plagosi më shumë se 4 mijë të tjerë. I gjithë qyteti u trondit nga shpërthimi që nisi me një zjarr në port, që më pas shpërtheu në një re tymi në formë kërpudhe. Presidenti Michel Aoun tha se 2750 tonë amonium nitrati ishin mbajtur në mënyrë të pasigurt në një magazinë prej gjashtë vitesh. Ai thirri një mbledhje urgjente të qeverisë dhe tha se do të shpallej gjendja e jashtëzakonshme për dy javë. Vendi do të mbajë po ashtu tre ditë zi, duke filluar nga e mërkura. Presidenti Aoun, po ashtu njoftoi se qeveria do të akordonte 100 miliardë lira ose rreth 66 milionë dollarë, fonde emergjence. ?Ne jemi dëshmitarë të një katastrofe të jashtëzakonshme?, tha kryeqi i kuq i libanit. ?Ka viktima dhe të lënduar ngado. Më shumë se 100 vetë kanë humbur jetën. Ekipet tona po vazhdojnë operacionet e kërkimit dhe shpëtimit në zonën përreth?. Zyrtarët thanë se një hetim kishte nisur për të përcaktuar natyrën e saktë të shpërthimit. Këshilli suprem i mbrojtjes në liban tha se përgjegjësit do të përballeshin me dënimin maksimal. Amoniumi i nitratit raportohet se ishte shkarkuar nga një anije e konfiskuar në port në 2013 dhe ishte vendosur në një magazinë atje. Shpërthimi vjen në një kohë të vështirë për Libanin, me krizën ekonomike që po rinxjerr në pah ndasitë e vjetra ndërsa vendi përballet edhe me krizën e koronavirusit. Tensionet po ashtu janë të larta para vendimit të pritshëm të premten për vrasjen e ish kryeministrit rafik Hariri në 2005. Shpërthimi ndodhi pak pas orës 18.00 sipas orës lokale, të martën. Ai u ndje deri në 240 km largësi, madje edhe në ishullin e qipros në mesdheun lindor, me njerëzit atje që mendonin se bëhej fjalë për një tërmet.

Pamje: AFP

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Liban#TopChannel

Recommended