2 viktima dhe 8 te plagosur ne aksidente

  • 4 years ago
Dy të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i dy aksidenteve këtë diel. Gjatë paradites autobusi injë kompanie turistike u përplas me një me një automjet në afërsi të Rubikut.

Nga përplasja një person humbi jetën, Led Caka, drejtuesi automjetit, ndërsa 8 të tjerë mbetën të plagosur. Siç duket edhe nga pamjet, makina e tij është shkatërruar plotësisht.

Të lënduar kanë mbetur pasagjerët e autobusit, të cilët u transportuan në spitalet e Mirditës dhe Kurbinit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Policia ka marrë në pyetje drejtuesin e autobusit për të nxjerrë shkaqet e aksidentit.

Ndërsa gjatë pasdites, në aksin rrugor Laç-Mamurras, një automjet Benz doli nga rruga. Për pasojë humbi jetën një 24-vjeçar, drejtuesi i automjetit.

Tv Klan

Recommended