Top News – Covid-19 në kroçera/ Vetëm pak javë pas rihapjes

  • 4 years ago
Covid 19 është konfirmuar në të paktën dy anije krocera, një në arktik dhe një në paqësor, vetëm pak javë pasi pushimet me këto anije rifilluan. Të paktën 40 pasagjerë dhe pjesëtarë të ekuipazhit nga MS Roald Amudsen kanë rezultuar pozitivë për koronavirusin dhe autoritetet po përpiqen të gjurmojnë kontaktet e qindra pasagjerëve nga dy udhëtime të fundit në arktik që anija kreu. Katër pjesëtarë të ekuipazhit të MS Roald Amudsen u shtruan në spital të premten kur anija mbërriti në portin norvegjez Tromso dhe testet treguan se 32 pjesëtarë të tjerë të stafit ishin infektuar. Por, 178 pasagjerët u lejuan të zbarkonin në port, cka do të kërkojë një operacion shumë kompleks për lokalizimin e tyre nëse do të jetë e nevojshme. Deri më tani, 287 pasagjerë që kanë udhëtuar në anije, në dy udhëtime të vecanta, që nga 17 korriku, kanë rezultuar pozitivë. Ndërsa në paqësor, pasagjerët në bordin e anijes Paul Gauguin, të ankoruar në Papeete të Tahitit, u detyruan të mbylleshin në kabinat e tyre pasi covid 19 u pikas në bord nga doktori i anijes. Paul Gauguin po lundronte nga bora bora në ishujt rangiroa, kur një rast pozitiv u pikas në tek një pjesëtar i ekuipazhit. Nuk është e qartë se sa pasagjerë janë në bord por specialistët e sëmundjeve infektive do të testojnë cdo person në bord.

Pamje: AFP

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjitha ngjarjet më të rëndësishme të vendit dhe në botë, me edicionet e tij informative.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#Krocera#TopChannel

Recommended