Report TV -Më pak shtrime në spitale Mjeku endokrinolog: Në repartin e diabetit vetëm 10 pacientë

  • 3 years ago
Në një kohë kur vëmëndja është përqendruar tek spitalet Covid, mjekët e reparteve të tjera po përballen me një fenomen shqetësues. Qytetarët me diagnoza të tjera po refuzojnë shtrimin në spital për shkak të frikës koronavirusi.

Para pandemisë shretërit në pavionin e diabetit ishte të gjithë të zënë me pacientë. Duhej që ndokush të largohet për tu bërë shtrim i ri. Ndryshe është situata sot në repartin e endokrinologjisë.
Qytetarët refuzojnë qendrimin në spital për shkak të frikës së infektimit me covid-19. Mjeku Florian Toti tregon se aktualisht po shfrytëzohen vetëm 30% e kapaciteteve.
?Numri ka renë në menyre të ndjeshme. Një pjesë e të sëmurëve refuzojnë në menyrë të vazhdueshme shtrimin në spital edhe kur e kanë të nevojshme atë për shkak të frikës të madhe ndaj infeksionit te koronavirus. Ndërkaq nuk refuzojnë të shkojnë në kafe, supermarkete etj etje nganjëherë duke mos respektuar edhe rregullat e distancimit. Pavjoni jonë ka 33 shtretër, nga këto aktualisht janë 10-12 të sëmurë të shtruar?-u shpreh mjeku Florian Toti.
Edhe në pavionet e sëmundjeve të tjera nuk ka të shtruar. Vetëm 50% e shtretërve janë të zënë. Duket se frika ndaj Covid është më e madhe se e një semundje tjetër dhe pse e rrezikshme.
Mjeku Toti është i befasuar nga rënia e numrit të konsultave deri në 10 të tilla në ditë. Ai thotë se nuk ka arsye që të sëmurët me diagnoza të ndryshme ti frikësohen shtrimit në spital.
?Nuk është spitali vendi ku njeriu sëmurët më tepër nga covidi krahasuar me shumë vende të tjera sepse edhe brenda pavjoneve janë të respektuara distancat, pra dhomat që kanë qenë dyshe sot janë përdorur vetëm njishe, dhomat që kanë qenë për tre të sëmurë, sot përdoren maksimumi nga dy të sëmurë. Pra nuk ka arsye që njerëzit të tremben kaq shumë dhe mbi të gjitha nëse është një shërbim që mund të merret vetëm në spital nuk ka pse të refuzohet sepse në fund të fundit do të ndikojë në përkeqësimin e situatës më tepër në të ardhmen?-tha mjeku Toti.
Edhe mjekja kardio-pediatre Numila Kuneshka tregon se prej frikës së Covid prindërit të trembur refuzojnë konsultat dhe ekot për fëmijët
?Nga frika e covid, natyrisht prindërit kanë qenë më të trembur dhe e kanë kufizuar ardhjen e tyre për të bërë eko për të bërë konsultat e rradhës. Natyrisht fëmijët që kishin nevojë janë paraqitur dhe i kanë bërë por kanë qenë shumë të reduktuara krahasuar me numrin normal të konsultave. Numri i shtrimeve në spital në këtë periudhë është më i ulët se ai normal. Kanë filluar dhe operacionet që prej muajit maj ne kemi rifilluar operacionet e zemrës tek fëmijët. Cdo javë ne kryejmë 1-2 ndërhyrje për fëmijët me difekte në zemër në këtë periudhë?-u shpreh mjekja.
Në pediatrinë e përgjithshme numri i shtrimeve është i limituar dhe shumë më i ulët krahasuar me një vit më parë. Por me ardhjen e sezonit vjeshtë-dimër mjekëtthonë se pritet fluks pacientësh.

Recommended