Top News - Astronautët amerikane/ Fillojnë udhëtimin drejt tokës

  • 4 years ago
Astronautët amerikanë Doug Hurley dhe Bob Behnken kanë shkëputur kapsulën e tyre dragon endeavour nga stacioni hapsinor ndërkombëtar për të filluar udhëtimin e kthimit në tokë. Ata pritet të zbresin në brigjet e floridës dhe një ulje e suksesshme do të thoshte që amerika, është rikthyer në shërbim. Kjo aftësi humbi kur vendi tërhoqi raketat e tij në 2011. Agjencia hapsinore amerikane, Nasa, tha se partneri i saj tregtar, Space X, ka zgjedhur një vend uljeje larg uraganit Isaias, që duket se do të përshkojë të dielën brigjet lindore të floridës. Mjetet e pritjes janë tashmë në vend, në floridën perëndimore.

Janë mbushur 45 vite që kur kapsula e fundit amerikane, me ekuipazh, u ul në oqean. Asokohe ishte një kapsulë Apollo që u kthye në paqësor.
Dy astronautët, mbërritën në stacionin hapsinor në fund të majit. Nisja e tyre në një raketë Falcon 9, të ofruar sërish nga space X, hapi një erë të re në fluturimet hapsinore amerikane. NASA ka vendosur që të mos ketë më mjete transporti në orbitën e poshtme të tokës, duke zgjedhur ta blejë këtë shërbim nga partnerët komercialë. Kompania Space X nga kalifornia, është ofruesja e parë e saj. Pjesa më e madhe e mjeteve, përfshirë pjesë të raketës Falcon, janë të ripërdorshme. E kjo, sipas administratorit të NASA-s, jim bridestine, ka reduktuar kostot. Edhe kompania Boeing po ashtu po punon për shërbimin taksi drejt stacionit hapsinor, por ka regjistruar disa vonesa pas disa problemeve në softëuere në kapsulën e saj starliner.

Pamje: AFP

Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. ? Informohu i pari? , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.

Për më shumë vizitoni: http://top-channel.tv/

Subscribe to "Top Channel" on YouTube Channel for NEWS and TV
Shows HERE: http://bit.ly/2Y15KwK
For more content from click HERE: www.top-channel.tv
Like Top Channel on Facebook HERE: http://bit.ly/2FglWTs
Follow Top Channel on Instagram HERE: http://bit.ly/2uaYG2U
Follow Top Channel on Twitter HERE: http://bit.ly/2TJndeH
#SpaceX#NASA#TopChannel

Recommended