Deti përparon drejt tokës - News, Lajme - Vizion Plus

  • 8 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me kamerën tonë jemi në zonën e mbrojtur Kune-Vain në Shëngjin të Lezhës, ku nga pamjet shihet qartë përparimi i frikshëm i ujit drejt tokës. Këto pemë kanë qenë dikur shumë larg ujit, ndërsa sot ata janë pjesë e tij. Uji i detit po i afrohet edhe zonave të banuara ndërkohë që ndërtimi i disa skalierave për të evituar rrezikun e erozioni ka qenë i pamjaftueshëm dhe mbetet kërcënues për banorët. 82-vjecari Nosh Gila, një nga banorët e vjetër në këto anë, tregon se avancimi i detit në tokat e zonës ka sjellë pasoja fatale edhe në pronat e tyre, ndërsa flet edhe për bimësinë e dëmtuar nga vetë njerëzit që do të ndalonte erozionin. Drejtues të komunës së Shëngjinit thonë se për duhet një ndërhyrje e fortë në deltën e lumit Drin, një sipërmarrje që kërkon investime dhe projekte madhore. Nga ana tjetër dhe nga Këshill i Qarkut në Lezhë flasin për një sërë studimesh të kryera për këtë zonë, por që për zbatimin e tyre kërkohen fonde të mëdha.

Recommended