Festa e Kurban Bajramit në rrethe, sa janë respektuar masat nga besimtarët

  • 4 years ago
Në praninë e një numri të madh të besimtarëve mëngjesin e sotëm në të gjitha qendrat kryesore të vendeve të rajonit, si dhe më gjerë, me faljen e namazit të Kurban Bajramit ka filluar një nga festat më të mëdha të myslimanëve, Kurban Bajrami.


Besimtarë të shumtë janë mbledhur në xhamitë në kryeqytetet për të falur namazin e Kurban Bajramit, duke respektuar masat ndaj COVID-19. Përjashtuar Kosovën e cila anuloi faljen e namazit nëpër xhami për shkak të situatës epidemiologjike.

RREGULAT QË IU JANË KËRKUAR BESIMTARËVE QË TË RESPEKTOHEN

? Marrja e abdesit të kryhet në shtëpi.
? Të mbahet maska nga çdo besimtar.
? Çdo besimtar duhet të ketë me vete sexhade personale.
? Mbajtja e distancës fizike gjatë faljes.
? Ndalohet përdorimi i abdesthaneve dhe tualeteve.
? Personat me simptoma të sëmundjes nuk lejohen të hyjnë në xhami.
? Hyrja dhe dalja në xhami të mos jetë në grup.
? Të shfrytëzohen materialet dezinfektuese në hyrje të cdo xhamie.

Tiranë

Ceremonia qendrore e namazit të Kurban Bajramit në Shqipëri është mbajtur në Xhaminë e Kokonozit në Tiranë me pjesëmarrjen e besimtarëve dhe klerikëve. Falja u bë duke respektuar masat kundër Covid-19, të përcaktuara edhe nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë.

Elbasan

Në Elbasan qytetarët e kanë bërë faljen e namazit në sheshin në qendër të qytetit, ku mesa duket nuk janë respektuar sa duhet rregullat e kërkuara.

Kukës

Dy xhamitë e Kukësit ishin tejet të mbushura me besimtarë myslimanë. Edhe pse numri i të prekurve me Covid ka qenë në rritje në Kukës, besimtarët iu drejtuan xhamive për të falur namazin. Qytetarët nuk kanë pasur maska dhe doreza, gjithashtu edhe distancimi social nuk u mbajt gjatë faljes së namazit.

Bulqizë

Me qindra besimtarë mysliman të rrethit të Bulqizës kanë festuar Kurban Bajramin, që nisi me faljen e Namazit. Që prej orës 6 e 30 min besimtarët mysliman u mblodhën në sheshin para xhamisë për faljen e Namazit.

Korçë

Besimtarë të shumtë myslimanë kanë falur namazin në xhaminë Iljaz Bej Mirahori. Besimtarët nuk kanë respektuar masat anti-covid ku të gjithë kanë qenë ngjitur me njëri-tjetrin dhe të pa pajisur me maska sikur virusi të mos ekzistonte në atë moment duke u kthyer në burim infeksioni.

Lezhë

Edhe në qytetin e Lezhës besimtarët janë bërë bashkë për të falur Kurban Bajramin. As në këtë qytetet nuk janë respektuar rregullat të përcaktuara edhe nga Komiteti Mysliman i Shqipërisë. Besimtarët nuk kanë respektuar masat e distancës dhe shumica prej tyre shihen pa maskë.

Departamenti i Informacionit, më i madhi, më kryesori në Top Channel, i cili shënoi fillimin e televizionit me edicionin e lajmeve në 20 dhjetor 2001. Përmes informacioneve të shpejta, të sakta dhe të thelluara, reportazheve dhe rubrikave të tjera informative, Top Channel është kthyer në burimin kryesor dhe me prestigjioz të informimit të të gjithëve në Shqipëri, në hapësirën mbarëshqiptare dhe kudo tjetër në botë ku shqiptarët jetojnë. Top Channel është i pranishëm me kamerat dhe gazetarët e tij në të gjit...

Recommended