Bota Meka, festa e Kurban Bajramit - (16 Mars 2000)

  • 4 years ago
Arkiva Lajme - Tv Klan 2000

Meka qyteti i shenjtë i myslimanëve në të gjithë botën ka festuar ditën e sakrificës së madhe Kurban Bajramin. Por jo vetëm meka, në të gjitha vendet ku është feja myslimane, sot janë zbatuar ritet tradicionale të kësaj feste. Këto imazhe janë në Itali. Ku 100 mijë myslimanët e këtij vendi janë lutur në xhamitë e Napolit, Milanos dhe Romës, e cila është edhe xhamia më e madhe ne europë.

Lutjet për ditën e sotme nga myslimanët italian, kanë nisur që në orën 8 e 30 të mëngjesit e më pas therja e kurbaneve./tvklan.al

Gazetare ? Mirela Milori

Recommended